Lajme

Latifi viziton Spitalin Pediatrik-Kirurgjik, falendëron personelin shëndetësor për shërbimet 

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, bashkë me drejtorin e SHSKUK-së, Valbon Krasniqin sot kanë vizituar  Spitalin Pediatrik-Kirurgjik, Klinikën e Kirurgjisë Torakale dhe Qendrën Emergjente në QKUK.

Latifi falenderoi personelin shëndetësor dhe atë mbështetës për punën që po bëjnë dhe angazhimin e tyre për t’u ofruar qytetaravë shërbime shëndetësore në çdo kohë.

Gjatë kësaj vizite, Ministri ka bashkëbiseduar edhe me pacientë që po trajtohen në klinikat e QKUK-së dhe familjarët e tyre.

Ministri Latifi ka shprehur përkushtimin e tij për transformimin e sistemit shëndetësor, duke pasur prioritet kryesor pacientin dhe cilësinë e shërbimeve për ta dhe, gjithashtu, përmirësimin e kushteve të punës dhe ngritjen e mirëqenies për profesionistët shëndetësor./Shqip.com