Latifi i drejtohet diasporës me një mesazh, bën thirrje për vaksinim kundër COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, i është drejtuar me një mesazh bashkëatdhetarëve që vijnë në Kosovë për festat e fundvitit, përcjell Shqip.com.
Përmes një video mesazhi, Latifi ka bërë thirrje ndaj mërgimtarëve që të vaksinohen kundër Coronavirusit edhe në Aeroportin e Prishtinës, duke thënë se “Dhurata më e mirë që ju mund të sillni këtë vit në Kosovë është që të jeni shëndoshë”.
“Të festojmë me kujdes, të tregohemi të përgjegjshëm për familjen dhe shoqërinë dhe të mos harrojmë se ne i kemi humbur rreth 3000 njerëz tanë nga COVID-19. Mos të kemi numra të tillë asnjëherë më në Kosovë. Dhurata më e mirë që ju mund të sillni këtë vit në Kosovë është që të jeni shëndoshë, të vaksinuar dhe të ktheni shëndoshë andej prej nga vini.
Tani keni mundësinë të vaksinoheni me dozën e dytë ose të tretë, në aeroportin e Prishtinë, në të gjitha pikat kufitare si dhe në qendrat e vaksinimit në secilën komunë në tërë Kosovën. Ju lus ta shfrytëzoni këtë mundës”, thuhet në mesazhin e Latifit.
Sipas Latifit, edhe këtë vit festat e fundvitit janë më ndryshe, sepse pandemia ende nuk ka përfunduar./SHQIP.com