Lajme

Largohet ngarkesa për ata të cilët kontribuojnë në Fondin e Sigurisë

Qytetarët të cilët kontribuojnë në Fondin e Sigurisë nuk do të ngarkohen me tarifë shtesë me rastin e transferimit të mjeteve financiare.  

Bordi Ekzekutiv i Bankës Qendrore të Kosovës ka miratuar largimin e tarifës në llogarinë e veçantë të hapur nga Qeveria e Republikës së Kosovës për Fondin e Sigurisë.

Në të njëjtën kohë, është kërkuar edhe nga bankat komerciale në vend të mos aplikojnë tarifë për qytetarët, me rastin e transferimit të mjeteve në llogarinë për Fondin e Sigurisë.

Ndryshe Fondi i Sigurisë është krijuar me vendim të Qeverisë së Kosovës e cila ka vlerësuar se përshkallëzimi i situatës së sigurisë në Evropë kërkon një angazhim shtesë për ngritjen e kapaciteteve të Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Dhe për ngritjen e këtyre kapaciteteve janë të nevojshme blerjet. Për këtë arsye kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar nga qytetarët që të kontribuojnë në këtë fond. /Shqip.com