Rozë

“Lajme të tilla mos dëgjofsha kurrë”, Gold AG reagon pas vrasjes në Deçan

Gold Ag

Reperi i njohur, Arian Agushi- Gold Ag ka reaguar pas vrasjes që ka ndodhur në Deçan, ku mbetën të vrarë tre persona dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.

Përmes një postimi në Instastory, ai thotë se lajme të tilla nuk duhet të dëgjojmë më kurrë.

“Allahu i mëshiroftë të vrarët në Gllogjan të Deçanit. Lajme të tilla mos dëgjofsha kurrë. Jam me ju në dhimbje e gëzim Deçan”, ka shkruar ai.

Tre persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e plagëve të marra në këtë sulm të ndodhur gjatë pasdites të së premtes, dy prej tyre nxënës dhe shoferi i autobusit.

Pas kësaj, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani  ka ftuar organet e rendit që t’i zbulojnë autorët e krimit dhe t’i sjellin para drejtësisë.

“Ftoj organet e rendit që sa më parë t`i zbulojnë autorët e krimit dhe t`i sjellin para drejtësisë.

Sulmi ndaj autobusit me nxënës është goditje ndaj rendit e sigurisë sonë. Siguria e qytetarëve është prioritet, ndaj nuk do të zmbrapsemi në përmbushjen e këtij misioni”, ka shkruar ajo./SHQIP.com