Lajme Ballkan

Lajçak: Shpresoj që do ketë zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë për targat

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

I Dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, tha se shpreson që do të ketë zgjidhje të përhershme mes dy vendeve për çështjen e targave, përcjell Shqip.com.

Këto deklarata ai i bëri pas takimit të mbajtur mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel ku është diskutuar për targat e veturave.

Përmes një postimi në Twitter, Lajçak u shpreh se në këtë takim mes dy palëve pati diskutime të thella.

“Sot në Bruksel është mbajtur mbledhja e tretë e Grupit Punues për targa. Delegacionet e ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë u angazhuan në një diskutim të thelluar. Kam besim se do të gjejnë një zgjidhje të përhershme për të mirën e qytetarëve të tyre”, shkroi ai./SHQIP.com