Lajme

Lajçak raporton në Parlamentin Evropian për dialogun

Miroslav Lajçak

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka raportuar para anëtarëve të Parlamentit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi nga ana e vetë Lajçak në Twitter.

“Sot iu drejtova anëtarëve të @EP_ForeignAff për një përditësim mbi Dialogun. I informova ata për marrëveshjen e javës së kaluar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian zhvillimet e fundit dhe rrugën përpara. Faleminderit për mbështetjen e rëndësishme të punës sime”, ka shkruar Lajçak.

Javën e kaluar Kosova dhe Serbia arritën dakordim lidhur me çështjen e targave ilegale në veri të vendit.

 

/Shqip.com