Lajme

Lajçak pas takimit me Kurtin: Nuk biseduam për hapjen e arkivave

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë - Serbi

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak tha se në takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, nuk kanë biseduar për hapjen e arkivave, përcjell Shqip.com.

Pas takimit, Lajçak tha se është duke punuar për të caktuar një takim të radhës mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Biseduam për dialogun dhe rrugën përpara – kjo është më e rëndësishmja. Diskutuam edhe për bashkëpunimin rajonal dhe disa çështje tjera, por fokusi ishte te dialogu. Nuk e diskutuam për arkivat. Më lejoni t’i përgjigjem kësaj pyetje, e dini që kam një vizitë tre ditore, takime me palë të ndryshme dhe do t’iu jap përgjigjen pasi të përfundojnë sepse sapo kam filluar. Tani do ta takoj Bislimin për të vazhduar diskutimet më në detaje”,

Lajçak ka arritur në Kosovë të mërkurën ku do të ketë takime me krerët e shtetit dhe liderët e partive politike në vend.

Të enjten në mëngjes është paraparë një takim me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca./Shqip.com