Lajme Ballkan

Lajçak: Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë ndikon në gjithë Ballkanin

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, tha se normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve ndikon në bashkëpunimin rajonal, përcjell Shqip.com.

Sipas tij, normalizimi i marrëdhënieve ndikon në bashkëpunimin rajonal pasi që shqiptarët dhe serbët jetojnë në çdo vend të Ballkanit, raporton vijesti.me.

“Sfida e rëndësisë më të madhe strategjike është normalizimi i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, sepse nuk ka të bëjë vetëm me dy vende duke marrë parasysh se shqiptarët dhe serbët jetojnë në çdo vend të Ballkanit dhe se marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës ndikojnë në bashkëpunimin rajonal, ndaj zgjidhja e kësaj çështjeje është e një rëndësie strategjike më të madhe”, tha Lajçak.

Tutje, sllovaku ka folur edhe për hapjen e negociatave për anëtarësimin Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriuut në Bashkimin Evropian.

“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria urgjentisht duhet të fillojnë negociatat për anëtarësim në BE dhe kjo duhet të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur. Problemi serioz është edhe kriza në Bosnje-Hercegovinë”, tha Lajçak./SHQIP.com