Lajme

Lajçak jep detaje nga takimi që kishte me Osmanin: Folëm për dialogun me Serbinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në New York është takuar me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ai ka thënë se me Osmanin ka vazhduar diskutimin se si të dërgohet para procesi i dialogut në normalizimin e raporteve me Serbinë dhe nevojën për zgjidhje konkrete.

“Në New York takova presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe vazhduam diskutimin tonë për rrugën përpara në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe nevojën për zgjidhje konkrete”, shkruan Lajçak në Twitter.

Ndryshe, përveç me Lajçak, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në New York, në margjinat e sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ka zhvilluar takim me Sekretarin e Shtetit Amerikan Antony Blinken.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Twitter nga vetë Osmani.

“E informova atë për zhvillimet e fundit që nga takimi ynë i fundit dhe e falënderoi për angazhimin e tij të vazhdueshëm për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë”, ka shkruar Osmani.

Po ashtu Osmani gjatë qëndrimit në SHBA ka marrë pjesë në drekën tradicionale me krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga Përfaqësuesi i Lartë për Punë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Joseph Borrell, ka kërkuar përmbylljen emergjente të çështjes së liberalizimit të vizave./Shqip.com