Lajme

Lajçak dhe Sarrazin flasin për hapat e ardhshëm të dialogut

Emisari i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak ka shpeshtuar takimet me emisarët e shteteve kryesore të Bashkimit Evropian.

Ai ka njoftuar se ka pasur një takim me të dërguarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Në këtë takim është diskutuar për situatën aktuale dhe hapat e ardhshëm në dialog.

Një ditë më parë, Lajçak kishte takim me emisarin e Britanisë së Madhe, Lord Stuart Peach.

/Shqip.com