Labinot Tahiri ndan 2 mijë euro për 2-vjeçarin që vuan nga sëmundja e tumorit
Publikuar:
(17.08.2022 19:53:00)

Labinot Tahiri edhe këtë sezon ka qenë i angazhuar me koncerte e mbrëmje të ndryshme muzikore.
Ai njoftoi se numri i madh i pjesëmarrësve në koncert e nxiti atë të iu bashkëngjitet qytetarëve për ta ndihmuar një fëmijë të këtij qyteti i cili është dy vjeçar dhe vuan nga tumori.
Këngëtari dhe ish- deputeti kosovar ka publikuar një video ku tregoi se ka ndarë 2 mijë euro dhe kërkoi që edhe të tjerët të kontribuojnë që të shërohet ky fëmijë.
A post shared by Labinot Tahiri (@labinottahiriofficial)
Përndryshe, Tahiri është i njohur për kauzat sensibilizuese dhe ndihmën financiare ndaj personave në nevojë e të sëmurë. /Shqip.com