Labi u premton “kingja e muzikë” policëve kur ta përfundojnë aksionin në veri

Njësia Speciale e Policisë Kosovës këto ditë po mbikëqyr situatën në veri për masën e reciprocitetit të targave ndaj Serbisë të vendosura nga Qeveria e Kosovës.
Së fundi ka reaguar dhe këngëtari, Labinot Tahiri, i cili ka kërkuar që të dhurojmë lutje për Policinë e Kosovës.
Ai po ashtu ka premtuar se pas përfundimit të operacionit një darkë më kingja dhe muzike.
“Kur të përfundojnë këto operacione, e bëjmë një darkë super të mirë me kingja e muzikë, sapo të qetësohet pandemia”, ka deklaruar ai.
Vendimi për masën e reciprocitetit hyri në fuqi me datë 20 shtator, ky të gjitha veturat që hyjnë nga Serbia në Kosovë duhet të vendosin targat e përkohshme RKS.
Në lidhje më këtë janë duke protestuar disa serbë, por situate konsiderohet e qetë./SHQIP.com