Rozë

Labi për koncertin e Bregovicit: Shqiptarë mos u përçani në mes veti

Këngëtari, Labinot Tahiri

Këngëtari, Labinot Tahiri ka rekomanduar gjithë shqiptarët, të Kosovës dhe Shqipërisë, që mos të përçahen në mes veti pas situatës së fundit të krijuar në lidhje më pjesëmarrjen e këngëtarit serb, Goran Bregovic në Festivalin e Korçës.

Ai përmes një shkrimi në Facebook ka kërkuar që të mos bien pre e provokimeve të liga.

“Mos bini pre e postimeve të liga deri në atë masë që me u përqa ne si shqiptarë nëpër komente”, ka shkruar ai.

Labi ka thënë se edhe ai është kundër pjesëmarrjes se këngëtarit serb në këtë festival.

“Vëllezër e motra shqiptare, po e llogarisë veten si i fundit me radhë ndaj reagimit që duhet t’a bëjmë të gjithë artistët, kundër mbajtjes së atij koncerti, i cili lëndon zemrat e shqiptarëve të Kosovës dhe më gjërë”, ka shtuar ai.

Reagime të ngjashme ka pasur edhe nga artistë të shumtë të estradës shqiptare./SHQIP.com