Lajme

Ky pritet të jetë moti për dy ditët e ardhshme

Moti në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka treguar për motin që pritet të mbajë në dy ditët e ardhshme në Kosovë.

Sipas IHK-së, në Kosovë  në dy ditët në vazhdim  pritet të ketë mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Ndërsa ditën e enjten pritet që të ketë reshje shiu dhe vende-vende shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-9 gradë Celcius ndërsa ato maksimale pritet të lëvizin ndërmjet 13-26 gradë Celcius.

Po ashtu sipas njoftimit nga IHK-ja, do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes./Shqip.com