Ky është reagimi i Trixës pasi Fifi flet në prani të saj për Donaldin

Këngëtaret kosovare Fifi dhe Beatrix, po vazhdojnë miqësinë e tyre edhe pas largimit nga shtëpia e Big Brother.
Së fundi dyshja janë parë pranë njëra tjetrës në video live në Instagram.
Ndër pyetjet e shumta nga ndjekësit, një pyetje iu drejtuar Fifit në lidhje me tatuazhin që ka bërë Fili me Donaldin.
Fifi nuk ka hezituar të përgjigjet edhe në prezencë të Trixës.
“Trixa është këtu por unë do flas për këtë punë. E kam Filoqylin këtu dhe filoqyli nuk ka qenë vetëm për mua e Donaldin. Kemi qenë unë dhe disa të tjerë që e duam shiun. Por e kemi bërë vetëm unë e Donaldi. Shoqëria ime me Donaldin vazhdon, edhe me Trixën vazhdon. Unë nuk e kam njohur as Trixën nga Donaldi e as Donaldin nga Trixa. I kam njohur të dy në gjëra të ndryshme”, ishte sqarimi i Fifit.
Kujtojmë që Donaldi dhe Beatrix, kishin filluar një lidhje romantike brenda shtëpisë së Big Brother, por pas daljes së Trixës gjërat ndryshuan.