Ky është reagimi i Adelina Tahirit pas komenteve negative për bashkëshortin e saj
Publikuar:
(09.04.2022 21:11:58)

Këngëtarja, Adelina Tahiri është shumë aktive në rrjete sociale.
Jeta e saj private përherë është në qendër të vëmendjes pasi që ajo u martua me avokatin maqedonas, Serjoza Markov, i cili është shumë vite me i vjetër se ajo.
Ajo së fundmi ka postuar një fotografi të burrit të saj, ku ka dhënë një përshkrim interesant.

“Ky është dashuria ime. Ju pëlqeu s’ju pëlqeu unë e dua!”– ka shkruar këngëtarja krahas fotos së bashkëshortit të saj.
Kujtojmë se çifti janë prindër të një fëmijë të cilin e kanë quajtur Joni./SHQIP.com