Ky është banori i eliminuar sonte nga “BBVA”
Publikuar:
(18.03.2023 22:56:05)

Maestro është eliminuar nga Big Brother VIP Albania.
Ai ishte në nominim bashkë me Luizin dhe Kristin, por që u votua më së pakti.
Ndryshe, ai tha se edhe nëse e ka biletën e kthimit nuk do të rikthehet në shtëpi.
Pas kësaj, Olta ka kërkuar nga Arbana që të bind atë që të kthehet në shtëpi dhe kjo e fundit tha se do të bëjë të pamundurën, por që vendimi mbetet i tij.

/Shqip.com