Ky është 35 vjeçari me prejardhje kroate që ka arritur në balotazh për president të Kilit

Kur sinjale për luftëra ballkanike kishte – familja kroate Boric në vitin 1897 vendosi të kërkonte një jetë më të mirë, pra larg Gadishullit Ballkanik.
E gjetën Kilin – vendi latino-amerikan, në të cilin u zhvendosën.
Por, “universi ishte vizionar” – pasi 123 vite më pas; tash – biri i tyre, Gabriel Boric është afër që të jetë president i Kilit.
Gabriel Boric u bë i njohur në vitin 2012, kur si lider studentor organizoi protesta masive për të shprehur pakënaqësi ndaj sistemit të arsimit atje.
Tash ai ka arritur që ta përfaqësojë një koalicion të gjerë të së majtës, ku përfshihet edhe Partia Komuniste e Kilit.
Dy vite pasi në Kili shpërthyen protestat kundër privatizimit neoliberal – Boric ka dhënë një premtim; do të rrisim taksat për korporatat dhe bizneset e mëdha e privatizimet do të ndalen.
35 vjeçari me prejardhje nga Kroacia në raundin e parë të zgjedhjeve arriti të fitonte 25.83 për qind të votave, duke u renditur i dyti – pas Jose Antonio Kast, një ultra-konservator neoliberal e populist fitoi më shumë; 27.91 për qind të votave.

Pikërisht Kast me botëkuptimin e tij politik nuk do ta lejonte familjen e Boricit që të emigronte po të ishte gjallë e me pushtet 123 vite më parë.
Është shprehur hapur kundër emigracionit (siç) e ndajnë të njëjtin qëndrim të gjithë politikanët e së djathtës ekstreme.
Për më shumë këtë situatë BBC e cilëson “pa mesatare”, pra fronti i majtë radikal dhe e djathta ekstreme përballen më 17 dhjetor.
Siç Boric beson në internacionalizëm; e thotë hapur se ka prejardhje kroate, madje në vitin 2010 e ka vizituar vendlindjen e stërgjyshit të tij.

Bazuar në të dhënat e Ministrisë së Jashtme të Kilit, në këtë shtet jetojnë mbi 200 mijë qytetarë me prejardhje nga Kroacia, transmeton Shqip.com.
Kili është një destinacion i duhur për shumë emigrantë nga Amerika Jugore dhe ajo Qendrore – pasi vendi me 19 milionë ka GDP 252 milionë dollarë.
Por, ishte më e ndjeshme ndaj pandemisë COVID-19, për arsye se ky shtet ka 6 mijë kilometra vijë detare dhe me mbi 6 milionë turistë çdo vit.
Turizmi sektor tejet esencial për ekonominë kombëtare të Kilit – bëri që zgjedhjet presidenciale të jenë një lloj referendumi për rrugën kah do ta marrë shteti latino-amerikan.
Njëjtë sikur pozita e saj ekstreme gjeografike( gjatë e ngushtë), ashtu edhe zgjedhje në balotazh do të jenë ndërmjet dy forcave ideologjike që janë pajtuar të mos pajtohen kurrë.

Kilianët mostra kanë; në fundin e shekullit XX, Venezuela e pa Revolucionin Socialist të Hugo Chavez – ndërkaq tash është duke e parë drejtimin e Brazilit nga Jair Bolsonaro, një i djathtë populist.
Bazuar mbi raportimet e mediave ndërkombëtare, Kili kurrë nuk ka qenë “më i përçarë” se tash.
Një betejë mes LGBT-së dhe kundër, pro abortit dhe kundër, pro rritjes së taksave apo uljes së tyre, pro zgjerimit të linjave për skema sociale apo orientimin e buxhetit në industrializim etj.
Boric shpërfaq një politikan anti-konservator, pos në qëndrime edhe në dukje.
Ai në dorë ka një tatuazh, paraqitet si politikan progresiv për “emancipim shoqëror”.
Mirëpo, kundërkandidati i tij, Kaste i dëshiron vlerat krishtere të familjes e orientimin e ekonomisë kah minimizimi i rolit të shtetit.
19 dhjetori është data kur kilianët vendosin për presidentin e tyre; politikisht të cilësuar si ekstremistë. /Shqip.com