Ky çaj shfryn barkun dhe eliminon toksinat e tepërta pas festave

Festat shpesh krijojnë një mënyrë tjetër të jetuarit, duke mos u përkujdesur shumë për dietat dhe ushqimin që konsumoni.
Mirëpo, pas tyre rikthimi mund të bëhet i vështirë, duhet të mendoni për detoksifikimin e trupit.
Kjo recetë do t’ju ndihmojë të hiqni yndyrën e tepërt rreth barkut.
Bëhet fjalë për çajin e kanellës dhe rozmarinës, një pije magjike shumë vjeçare, e cila është e njohur për veprimin e saj të menjëhershëm në organizëm.

Përbërësit: 2 litra ujë, 200 g rozmarinë dhe 2-5 shkopinj kanelle.
Fillimisht lani me ujë të rrjedhshëm degëzat e rozmarinës dhe lërini mënjanë. Vendosni ujin të ziejë dhe shtoni gradualisht shkopinjtë e kanellës.
Pasi të keni vluar për afro 15 minuta, shtoni rozmarinën dhe lërini të ziejë së bashku, për më shumë se 1 orë në zjarr të ulët.
Hiqni enën nga zjarri, filtroni çajin dhe hidheni në një shishe qelqi. Filxhani i parë duhet esëll në mëngjes, kurse të tjerët pas vakteve. Rezultatet do të duken që pas javës së dytë të përdorimit të përditshëm