Lajme

Kuvendi miratoi marrëveshjen e refugjatëve, Meloni: Falenderoj kryeministrin Rama

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot me 77 vota pro, ratifikimin e marrëveshjes së emigrantëve me Italinë.

Kreu i qeverisë shqiptare e quajti votimin e Parlamentit moment të rëndësishëm, ndërsa shtoi se emigracioni është çështje e tillë një shtet i vetëm nuk mund t’ia dalë.

Disa orë më pas ka ardhur reagimi nga ana e kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni.

Në një postim në rrjetet sociale, Meloni vlerëson dritën jeshile që dha Parlamenti i Shqipërisë duke votuar protokollin e bashkëpunimit me Shqipërinë në fushën e migracionit.

Falenderime ajo kishte për kryeministrin Edi Rama dhe popullin shqiptar.

“Kuvendi i Shqipërisë ratifikoi sot marrëveshjen e bashkëpunimit me Italinë kundër imigracionit të paligjshëm dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Faleminderit kryeministrit Edi Rama, institucioneve dhe popullit shqiptar për miqësinë dhe bashkëpunimin”– shkruan Meloni.

/Shqip.com