Kuvendi mblidhet sot, pritet të mbahen dy seanca plenare

Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë sot gjatë ditës dy seanca plenare.
Sipas njoftimit, njëra seancë nis në orën 11:00, ndërkohë tjetra në orën 15:00.
Në seancën e parë pritet të shqyrtohet Projekligji për ratifikimin e Marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e Kosovës në “Fiscalis”, Programi i BE-së për bashkëpunim në fushën e tatimit.
Gjithashtu do të shqyrtohen Projektligjet e marrëveshjeve me BE-në në fushën e Doganave dhe marrëveshjes së Bashkëfinancimit për Projektin Parku i Inovacionit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë të përfaqësuar nga GIZ.
Pikë tjetër e rendit të ditës është zgjedhja e dy anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Shqyrtimi i Raportit vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2021.
Ndërsa në seancën e dytë që fillon nga ora 15:00, do të shqyrtohet Projektligji për masat e përkohshme të produkteve themelorë në rastë të veçanta të destabilizimit në treg./SHQIP.com
/Shqip.com