Kuvendi mblidhet sërish sot
Publikuar:
(29.04.2022 09:00:16)

Kuvendi i Kosovës pritet që të mblidhet përsëri sot. Seanca e sotme është vazhdim i seancës së djeshme e cila është shtyrë për shkak të mungesë së deputetëve.
Po ashtu në momentin e votimit për themelimin e Komisionit hetimor për menaxhimin e krizës me energji elektrike në seancë ishin të pranishëm 61 deputetë por që votuan vetëm tre prej tyre.
Sipas Kojufcës ky ka qenë një ndër votimet më të çuditshme në histori të Kuvendit.
“Konstatoj se ky është një ndër votimet më të çuditshme në histori të Kuvendit. Kanë votuar vetëm 3 prej 61 deputetëve edhe ata kanë abstenuar”, tha Konjufca.
Seanca pritet të nis në ora 10:00./Shqip.com