Lajme

Kuvendi mban sot dy seanca plenare

Kuvendi i Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen të premten në orën 11:00 në seancë plenare, për të votuar pikat e mbetura nga seancat e kaluara, në mesin e të cilave janë edhe disa marrëveshje ndërkombëtare të cilat nuk kanë arritur të ratifikoheshin për shkak të mungesës së kuorumit.

Në seancën e re, e cila pritet të fillojë në orën 12:00, pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare Kuvendi do të shqyrtojë në lexim të parë Projektligjin për mbrojtjen e ajrit nga ndotja, si dhe atë për mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve.

Pikë e fundit e rendit të ditës së kësaj seance do të jetë shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Kosovës për emërimin e drejtorëve të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit./SHQIP.com