Lajme

Kuvendi Kombëtar i PD-së hedh në votim të fshehtë shkarkimin e Lulzim Bashës

Kryetari i PD-së në Shqipëri, Lulzim Basha.
Kryetari i PD-së në Shqipëri, Lulzim Basha.

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka marrë vendim të hedh në votim të fshehtë shkarkimin e kryetarit aktual të partisë, Lulzim Basha, përcjell Shqip.com.

Në këtë Kuvend, po ashtu është anuluar edhe thirrja e Kuvendit Kombëtar i cili është thirrur nga Basha më 18 dhjetor.

Udhëheqësit e Kuvendit Kombëtar të PD-së të thirrur nga Sali Berisha.

Votimi i fshehtë për shkarkimin e Lulzim Bashës, pritet që të mbahet gjatë së shtunës, teksa më 18 dhjetor pritet të ratifikohet me referendum kjo vendimmarrje.

Ndryshe, kjo fundjavë do të jetë shumë e nxehtë sa i përket situatës politikë në Shqipëri, pasi që partia më e madhe opozitare ndodhet në një moment përçarje të thellë.

Lexo edhe:
PD zgjedh komisionin që do të udhëheq punimet e Kuvendit Kombëtar të thirrur nga Sali Berisha

Sali Berisha njoftoi se të shtunën duke filluar nga ora 10:00, do të zhvillohet një kuvend kombëtar, por që kryetari aktual, Lulzim Basha dhe PD-ja e quajnë miting.

Ndërkohë, Berisha, mbrëmjen e së premtes ka bërë thirrje për ulje të toneve, dhe ka ftuar Bashën që t’i bashkohet aktivitetit dhe së bashku të rithemelojnë Partinë Demokratike./SHQIP.com