Kuvendi i Shqipërisë rrëzon rezolutën për gjenocidin serb

Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar kërkesën e deputetit Tritan Shehu për të votuar rezolutën që dënon gjenocidin serb në Srebrenicë të Bosnjë e Hercegovinës.
Ndërkohë gjatë kohës së votimit, Sali Berisha filmoi deputetët që votuan kundër.
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se njohja e gjenocidit në Srebrenicë është një akt i domosdoshëm për kombet dhe shoqëritë e civilizuara dhe se është kusht themelor që të mos përsëritet.
Ai hodhi akuza ndaj Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq duke e quajtur “Putin i vogël që është i gatshëm për gjenocide”.
Ndërsa, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se kur Sali Berisha ishte president, ka lejuar furnizimin me naftë të ushtrisë jugosllave gjatë masakrës në Srebrenicë të Bosnje dhe Hercegovinës./Shqip.com