Lajme

Kuvendi i Shqipërisë miraton marrëveshjen e refugjatëve me Italinë

Pavarësisht fishkëllimave nga opozita, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla njoftoi deputetët për projektligjet e rendit të ditës dhe kaloi kaloi menjëherë me votimin e tyre.

Pikë e parë ishte Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ne lidhje me programin e shkëmbimit të studimeve universitare në Evropën Qendrore CEEPUS IV”.

Pika tjetër ishte Projektligji “Për ratifikimin e protokollit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Italiane për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit”. Kjo marrëveshje kaloi edhe filtrin e Gjykatës Kushtetuese pas kundërshtive të opozitës. Projektligji për marrëveshjen e refugjatëve me Italinë kaloi me 77 vota pro. 74 votave të PS iu bashkuan edhe 3 nga PDIU.

Pika e fundit e rendit të ditës është dhe miratimi i ndryshimeve ligjore në ligjin për zonat e mbrojtura.

Kjo nismë e disa deputetëve të mazhorancës, forcon rolin e bashkive për zonat e mbrojtura, teksa për opozitën këto ndryshime ligjore i hapin rrugë betonizimit të tyre.

Lexo edhe:
PDIU bashkoi votat me PS për “refugjatët”, Mesila Doda: Italia vend mik, kanë qenë gjithmonë në krahun tonë

/Shqip.com