Kuvendi i Kosovës tash e tutje nuk ua paguan shërbimet e transportit punëtorëve serbë të administratës
Publikuar:
(07.11.2021 16:49:01)

Kuvendi i Kosovës nuk do të paguajë shërbimet e transportit të gjithë stafit civil të komunitetit serb që nga fillimi i muajit nëntor, transmeton Shqip.com.
“Punëtorëve të stafit civil të përkatësisë serbe iu ka heq transporti”, është shprehur një burim për ‘Klankosova’.
Më tej bëhet e ditur se arsyeja e këtij vendimi është se ajo që ishte duke u zbatuar nuk ka pasur mbështetje ligjore.
“Nuk iu takon me ligj. Ka qenë vetëm një privilegj shtesë për ta”, thotë më tej ky burim.
Deri më tani, të gjithë punëtorët e administratës së Kuvendit të Kosovës transportin prej shtëpisë deri në punë ua mbulonte vetë Kuvendi. /Shqip.com