Kuvendi i Kosovës nesër mban dy seanca plenare

Nesër Kuvendi i Kosovës do të mblidhet për dy seanca plenare.
Njëra do të fillojë në orën 10:00, ndërsa tjetra pritet të nisë nga ora 11:00.
Në pikë të rendit të ditës është ratifikimi i Traktatit mbi Ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane, miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022 si dhe projektligji për sistemin e menaxhimit të performancës së komunave dhe skemën e grantit të bazuar në performance.
Ndërsa pikat e rendit për seancën e dytë janë:
1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Miratimi i procesverbaleve nga Seancat plenare të mëparshme,
4. Shqyrtim i dytë i Projektligjit nr. 08/L-065 për Produktet Biocide,
5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-120 për Ushqimin,
6. Propozimi për zëvendësimin e anëtarit në komision parlamentar,
7. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për adresimin e rritjes së çmimeve,
8. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2021,
9. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT Sh.a. për vitin 2021,
10. Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 12/84, datë 22 qershor 2022 për hartimin e Planit Hapësinor të Kosovës,
11. Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 13/84, datë 22 qershor 2022 për hartimin e Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri”,
12. Ratifikimi i anëtarit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit,
13. Debat parlamentar në lidhje me mos liberalizimin e vizave nga BE-ja për Kosovën./SHQIP.com