Kuvendi i Kosovës mbanë seancë plenare, diskutohet për politikën e jashtme

Kuvendi i Kosovës, pritet që sot të mbajë seancë plenare në ora 13:00.
Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Kuvendi i Kosovës.
“Rendi i ditës: Debat parlamentar për politikën e jashtme. Vendi, Kuvendi i Kosovës, në ora 13:00”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, duke filluar nga 09:20 në sallën N10 do të mblidhet komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.
Rendi i ditës:
“Miratimi i rendit të ditës; Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mbajtura me datë:24.1.2022, 2.2.2022 dhe 14.2.2022; Shqyrtimi i Raportit me amendamente i Komisionit Funksional në Projektligjin nr. 08/L-076 për mbrojtjen e sekreteve tregtare; Shqyrtimi i Raportit plotësues lidhur me Raportin me amandamente për Projektligjin nr. 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurencës”, thuhet në njoftim.
Gjatë ditës gjithashtu pritet të mblidhet edhe komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturës, Rini dhe Sport
Rendi i ditës:
“Miratimi i rendit të ditës. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mbajtur me 22.3.2022; Diskutim për gjendjen e kulturës, rinisë e sportit në nivel komunale ftuar Xhemile Murati –Shabani kryesuese e Kolegjiumit për Kulturë, Rini e Sport në AKK”, thuhet në njoftim.
Komisioni do të mblidhet nga ora 10:00 në sallën N303
Nga ora 10:00 në sallën N204, pritet të mblidhet edhe Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti
Rendi i ditës:
“Miratimi i rendit të ditës; Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mbajtur më datë 05.04.2022; Shqyrtimi i Raportit me rekomandime për Projektligjin nr.08/L-076 për mbrojtjen e sekreteve tregtare; Shqyrtimi i Raportit vjetor të ARRU-së për vitin 2021”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Nga ora 11:00 në sallën N302 do të mblidhet Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal
Rendi i ditës :
“Miratimi i rendit të ditës; Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mbajtura me 29.03 dhe 04.04.2022; Shqyrtimi i Raportit vjetor të Radio Televizionit të Kosovës, për vitin 2021”, thuhet tutje në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.
Gjatë ditës do të mblidhet edhe Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
Rendi i ditës:
“Miratimi i rendit të ditës; Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mbajtura me dt. 23.02.2022, 2.03.2022 dhe 15.03.2022. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-076 për mbrojtjen e sekreteve tregtare, me raport amendamente të Komisionit Funksional për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti; Shqyrtimi i raportit plotësues për Projektligjin nr.08/L-056 për mbrojtjen e konkurrencës nr.08/1222/L-056 datë 21.12.2021, me raport amendamente të Komisionit Funksional për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti”, thuhet në njoftim.
Ky komision pritet të mblidhet nga ora 12:00 në vendin N20./Shqip.com