Lajme

Kuvendi i Kosovës mban seancë e radhës të hënen

Kuvendi i Kosovës pritet që të hënën të mbajë seancën e radhës plenare.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga një njoftim për media.

Po ashtu janë bërë të ditura edhe pikat e rendit të ditës të cilat pritet të shqyrtohen gjatë seancë të së Hënës.

Rendi i ditës

I. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 5, 11 dhe 13 maj 2022:

1.Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore,
2.  Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022,
3.Emërimi i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës,
4. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar.


II. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, mbajtur më 26 maj 2022:

1.  Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-033 për provimin e jurisprudencës,
2.   Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-052 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
3.   Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-070 për Pijet e Forta Alkoolike,
4.   Shqyrtimi i dytë i Projektligjit 08/L-010 për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës,
5.   Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-027 për Mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve,
6.   Zgjedhja e pesë (5) zëvendësve të Avokatit të Popullit,
7.  Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media. /Shqip.com