Kush janë të arrestuarit tjerë në vrasjen e 31-vjeçarit nga Kukësi?

Mediat në Shqipëri, kanë publikuar emrat e pesë personave të arrestuar, të cilët dyshohet se kanë marrë pjesë në ngjarjen ku mbeti i vrarë një 31-vjeçar nga Kukësi.
Përveç Dibran Hoxhës, i njohur me nofkën Kobra dhe pronar i lokalit “Kobra City” në Prizren, janë edhe këta persona të arrestuar që do të qëndrojnë në mbajtje për 48 orë.
Enver Amrllahi, 35-vjeç
Jesmir Badallaj 46-vjeç
Burim Mazreku 28-vjeç
Arben Vezaj 38-vjeç
Kujtim Gashi 39-vjeç
Ndryshe, Visart Cengu, 31-vjeçari, i cili u vra me armë zjarri në Prizren, ishte me origjinë nga fshati Shtiqen i Kukësit.
Mediat raportojnë se i ndjeri nga viti 2005 ishte zhvendosur nga fshati për në qytetin e Kukësit bashkë me familjen.
Por, që një kohë Cengu kishte emigruar në Francë dhe kishte ardhur për festat e fundvitit në vendlindje.
Ai ishte vëlla i dy motrave.
/Shqip.com