Rozë

“Kush do të vijë me mua në Shqipëri?” – Si e dinte Dj i njohur që nga fillimi që Sunny Hill do të mbahej në Tiranë

Dua dhe Diplo

Festivali “Sunny Hill” nuk do të mbahet në Kosovë, ashtu siç ishte parashikuar organizimi i tij në Bërnicë të Poshtme.

Ai tashmë do të mbahet në Tiranë.

Një nga artistët që do të përformojë tashmë në Shqipëri është DJ amerikan, Diplo, i cili javë më parë kishte konfirmuar pjesëmarrjen.

Artisti u shpreh i lumtur për ardhjen në trojet shqiptare në atë që shprehu në InstaStory.

Por e habitshme është se që nga fillimi Dj i njohur e dinte se do të performonte në Shqipëri dhe jo në Kosovë. “Kush do të vije me mua në Shqipëri”, shkruante Diplo në llogarinë e tij në Instagram derisa kishte shpërndarë postimin e babait të Dua Lipës, Dukagjinit i cili vetëm dje lajmëroi se festivali nuk do të mbahet në Prishtine siç parashihej ku nuk dihej lokacioni.

Në lidhje me këtë ka akuza të ndryshme që janë duke u bërë në adresë të organizatorëve të cilët janë duke u quajtur edhe tradhtarë.

Në disa raste është duke u thënë se arsyeja e tërheqjes është se ata janë duke fituar më shumë nga Tirana./SHQIP.com