Kush do të jenë finalistët e BBVK sipas Dafina Dautit?
Publikuar:
(18.02.2023 01:48:50)

Dafina Dauti është banorja për të cilin publiku vendosi që të eleminohet nga shtëpia e Big Brother Vip Kosova.
Por pas eleminimit, Dafina është pyetur se kush mendon se do të jenë finalistët e BBK.
Në listën e banorëve për të cilët Dafina mendon se i sheh në finale, përfshihet edhe Juliana.
“E shoh Artën, Artanin, Vedatin, Stresin, Juli nëse ia del me ato se çfarë po bënë, ndoshta po si dihet”, tha Dafina Dauti.
Dafina Dauti dhe Juliana Nura kishin marrdhënie të tensionuar brenda shtëpisë së BBVK, madje pas eleminimit, Dafina ka thënë se nuk do të krijon miqësi asnjëherë me Julin.
/Shqip.com