Kusari: Sot ka pasur tendencë për eskalim të situatës
Publikuar:
(16.06.2022 21:05:42)

Deputetja dhe shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se sot ka pasur tendencë për eskalim të situatës.
“Ka pasur një tendencë për një eskalim të situatës, e për tërheqje të vëmendjes nga ajo që duhet të trajtohet” ka thënë Kusari-Lila.
Këto komente ajo i ka bërë gjatë një interviste në Kanal10.
Ajo po ashtu ka shtuar se sot ka pasur më shumë protesta brenda Kuvendit të Kosovës se sa nga jashtë tij.
Kusari-Lila ka shtuar se e drejta për protestë është një e drejtë që i takon të gjithëve, është formë e demokracisë./Shqip.com