Kusari-Lila: Nuk e përkrahim tërheqjen e mjeteve nga Trusti

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje është shprehur edhe njëherë kundër tërheqjes së mjeteve nga Trusti.
Ai ka thënë se ato para janë të dedikuara dhe janë para që sigurojnë mirëqenien e qytetarëve kur ata e arrijnë moshën e pensionimit pra 65 vjet.
“Në rrethanat aktuale, tërheqja është vlerësuar se nuk i ndihmon kategoritë në nevojë për arsye se nënkuptohet që ata që janë keq ekonomikisht nuk u bën zgjidhje”, është shprehur Kusari-Lila, në Rubikon.
Partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës po kërkojnë me çdo kusht që të miratohet kërkesa për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.
Me 16 maj në Kuvendin e Kosovë pritet të mbahet seanca e radhës ku si pikë e rendit të ditës është edhe kjo çështje.
Sot gjatë ditës Sindikata e re e KEK-ut po më këtë datë ka paralajmëruar protesta.
Po ashtu edhe një grup prej qytetarëve disa ditë më parë protestoj duke kërkuar që Kuvendi i Kosovës të votoj pro tërheqjes së mjeteve nga Trusti./Shqip.com