Kusari: Alarmuese liria e mediave në Kosovë, fajin e ka pushteti

Juristja e mediave, Flutura Kusari, e ka cilësuar alarmuese rënien e Kosovës për 19 vende në indeksin e Lirisë së Mediave.
Ajo ka thënë se me këtë rezultat, vendi ka shënuar edhe një njollë të zezë dhe për këtë ajo fajin ia ka vënë koalicionit qeverisës.
Postimi i plotë:
Alarmuese, alarmuese, alarmuese. Një njollë e zezë është shënuar sot në historinë e re të vendit tonë. Njollë që nuk do të hiqet lehtë. Kosova ka shënuar regres alarmant dhe është renditur 19 vende më poshtë në indeksin e Reporterëve pa Kufij sa i përket lirisë së medias.
Pesë arsyet që kanë çuar në këtë rezultat të turpshëm të qeverisjes së koalicionit VV dhe Guxo janë:
Tentim mbyllja e Klan Kosova
Projektligji për KPM
Sulmet dhe denigrimet online që iu bëhen gazetarëve dhe aktivistëve kur e kritikojnë pushtetin
Emërimi i njeriut te VV-së si drejtor i televizionit në RTK dhe gjunjëzimi (presioni) financiar që po i behet transmetuesit publik
Pasiguria e gazetarëve
Renditja e këtij viti në indeksin e RSF është vlerësimi më negativ që i është bërë Kosovës në dekadën e fundit.
Çfarë rezultati i turpshëm.
E pabesueshme, liria e medias në Kosovë është e ngjashme me atë Bosnje, Serbi dhe Shqipëri.
Wow, just wow.
Kosova ka qenë shembull në rajon.
Liria e medias na ka bërë të gjithëve krenarë si një ndër të arriturat më të mëdha në vendin tonë që nga paslufta. Tani duhet të ndjehemi të turpëruar.
Maqedonia e Veriut – 73.73
Mali i Zi – 73.21
Kroacia – 68.79
Kosova – 60.19
Bosnja dhe Hercegovina – 58.85
Serbia – 54.48
Shqipëria – 54.1
/Shqip.com