Kurti zhvillon bisedë telefonike me Borrell, flasin për dialogun
Publikuar:
(21.10.2022 18:49:26)

Pas takimit në zyrë me ambasadorët e shteteve të QUINT-it, kryeministri Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell.
Në këtë bisedë telefonike u diskutua për dialogun, marrëveshjen me Serbinë, dhe çështjet aktuale.
“Ata folën për procesin e dialogut, mbarëvajtjen e tij, për përmbajtjen e kornizës themelore të marrëveshjes, që për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet ta ketë njohjen reciproke në qendër, dhe për çështje aktuale” thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.
Po ashtu Kryeministri Kurti u shpreh se paqja dhe siguria në njërën anë dhe sundimi i ligjit dhe demokracia në anën tjetër shkojnë bashkë kudo në Kosovë.
/Shqip.com