Kurti: Të korruptuarit dhe kriminelët zjarrvënës e kanë vendin në burg, e jo jashtë tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka nisur ditën e sotme me vizitë në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.
Në këtë vizitë ai është mirëpritur nga ana e ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së SHSKUK-së, Pranvera Zejnullahu Raçi.
Kjo vizitë e Kurtit vjen vetëm disa ditë pas dorëheqjes së Ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi.
Pas takimit në një prononcim për media, Kurti ka folur edhe për djegien e veturës së drejtorit të njësisë së Auditimit të Brendshëm të ShSKUK-së.
Kurti tha se dy kompanitë, “Security Code”, përgjegjëse për sigurimin fizik dhe “Quantic”, përgjegjëse për mbikëqyrjen e kamerave kanë dështuar në kryerjen e punës së tyre.
“E para, sepse për herë të dytë nuk ka arritur të ofroj sigurinë e veturës së z. Vitija, kurse tjetra edhe pas dy jave nuk ka arritur t’i rikthej në funksion kamerat e sigurisë të cilat janë të dëmtuara nga “vetëtima” është shprehur Kurti.

Sipas Kurtit përkundër që vetura e tij është djegur dy herë, ai sot përsëri ka dal në punë.
“Të korruptuarit dhe kriminelët zjarrvënës e kanë vendin në burg, e jo jashtë tij ku lirinë e përdorin si mundësi për të përsëritur krimin” ka thënë më tutje Kurti
Aktualisht Ministria e Shëndetësisë. por edhe QKUK-ja, janë pa drejtues dhe të dyja institucionet funksionojnë me zëvendës dhe ushtrues detyre.
/Shqip.com