Kurti viziton ish deputeten Vasfije Krasniqi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka vizituar ish-deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi
Kështu është bërë e ditur përmes një postimi të publikuar nga ana e një familjari të ish-deputetes Krasniqi.
“Sot në familjen tonë kanë qëndruar për vizitë Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, dhe Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, znj. Saranda Bogujevci.Në emër të familjes ju falenderojë për konsideratën, kujdesin dhe afersinë e treguar ndaj Buqes! Sigurisht se, Buqja do të kthehet edhe më e fortë dhe më fuqishëm në aktivizmin e saj publik për Kosovën dhe kauzën tonë të përbashkët”, ka shkruar Krasniqi.
Dy muaj më parë, Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi – Goodman kishte dhënë dorëheqje nga pozita e deputetes në Kuvendin e Kosovës.
“Duke qenë se jam në një trajtim mjekësor, dhe si rezultat në këtë fazë të trajtimit më duhet që për çdo muaj të kem vizita të rregullta, dhe përderisa i njëjti mund të zgjas, mua më vështirësohet, përkatësisht pamundësohet tani dhe ndoshta edhe në të ardhmen realizimi i obligimeve të mija si deputete.
Kështu edhe përkundër dëshirës sime që unë të vazhdoj me përfaqësimin e juaj në Kuvend, më duhet të ju njoftoj se unë kam vendosur të japë dorëheqje nga pozita e deputetes”, kishte shkruar Krasniqi-Goodman.
Krasniqi-Goodman. arriti të bëhet deputete e legjislaturës së tetë e Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e tetorit të vitit 2021.
Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Krasniqi Goodman kishte arritur që të marr gjithsej 60.885 vota.
/Shqip.com