Kurti uron Scholzin: Fitorja juaj – sinjal për progres politik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar sot kandidatin për kancelar të Gjermanisë nga radhët e SPD-së, Olaf Scholz, pasi partia e tij doli fituese në zgjedhjet e përgjithshme që u mbajtën të dielën e 16 shtatorit.
Fitoren e Scholz e ka cilësuar “sinjal të fortë për përparim politik, demokraci e kohezion shoqëror”.
“Në një botë që përballet me sfida të mëdha, fitorja e partisë suaj në zgjedhje është një sinjal i fortë për përparim politik, demokraci sociale dhe kohezion shoqëror”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Rezultatet paraprake tregojnë se SPD-ja në zgjedhjet e djeshme ka siguruar 25.7% të votave, duke shtyrë në vend të dytë konservatorët CDU/CSU e Angela Merkel me 24.1%.

Të Gjelbrit arritën rezultatin më të mirë në historinë e partisë së tyre, dhe u rreshtuan të tretët me 14.8%./SHQIP.com