Kurti uron presidenten e re të Sllovenisë: Mezi pres të punojmë së bashku

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Natasha Pirc Musar pasi doli e para nga zjedhjet presidenciale në Slloveni.
Përmes një postimi në Twitter, Kurti ka thënë se mezi pret që të punojnë së bashku për t’i forcuar marrëdhëniet e tyre.
“Urime për Natasha Pirc Musar, gruaja e parë që zgjidhet Presidente e Republikës së Sllovenisë. Mezi pres të punoj së bashku për të forcuar marrëdhëniet tona dypalëshe, për të thelluar bashkëpunimin tonë ekonomik dhe për të promovuar vlerat tona të përbashkëta si shtete demokratike të angazhuara për sundimin e ligjit”, shkroi Kurti.

Natasha Pirc Musar është zgjedhur presidentja e parë grua e Sllovenise pas raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale atje.
Zgjedhet presidentja e parë grua në Slloveni – SHQIP.com
54-vjeçarja Pirc Musar fitoi 53.83 përqind të votave në balotazh, ndërsa rivali i saj, politikani i krahut të djathtë dhe ish ministri i jashtëm Andze Logar, fitoi 46.17 përqind.
Ndonse roli është më së shumti ceremonial, presidenti është komandant në krye të forcave të armatosura dhe propozon gjithashtu disa zyrtarë të lartë, duke përfshirë guvernatorin e bankës qendrore. Shumica e propozimeve duhet të konfirmohen nga parlamenti, raporton Reuters.
Presidentja e re e Sllovenisë, do të zëvendësojë Borut Pahor i cili ka qenë aktiv në politikë për 30 vjet.
/Shqip.com