Lajme

Kurti uron Pashkët besimtarëve katolikë e protestantë

Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i VV-së, Albin Kurti
Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i VV-së, Albin Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ua ka uruar Pashkën gjithë besimtarëve katolikë e protestantë.

Në këtë ditë, kryeministri shprehet se më shumë se kurrë kemi nevojë për besim, “mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë, që t’i kalojmë të gjitha pengesat me durim e t’i kremtojmë arritjet me gëzim”.

“Kjo kohë e mirësisë dhe afërsisë së vërtetë reflektohet edhe në kujdesin për fqinjët tanë”, shkruan ai tutje.

Postimi i plotë i Kurtit:

Urime Pashkën besimtarëve katolikë e protestantë!

Urime për të gjitha familjet që e shënojnë këtë festë të shenjtë e të madhe.

Më shumë se kurrë kemi nevojë për besim, mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë, që t’i kalojmë të gjitha pengesat me durim e t’i kremtojmë arritjet me gëzim.

Le t’ia përkujtojmë njëri-tjetrit se me më shumë vendosmëri e besnikëri, të inkurajuar nga shpresa e të mbrujtur nga përkushtimi, së bashku, ndërtojmë një shoqëri të mirëkuptimit dhe solidaritetit.

Le të frymëzohemi nga gëzimi që vjen pas sakrificës së madhe, nga gëzimi i ringjalljes, nga kumti i Pashkës për më shumë përgjegjësi dhe unitet.

Kjo kohë e mirësisë dhe afërsisë së vërtetë reflektohet edhe në kujdesin për fqinjët tanë.

Le të tregojmë solidaritet dhe vullnet për të ndihmuar të tjerët.

Festa e Pashkës është festë e shpresës, besimit dhe dashurisë së përjetshme, ku jeta mposht vdekjen dhe drita mposht errësirën.

Ajo evokon devocionin dhe tregon rrugën e ripërtëritjes dhe rilindjes.

Na inspiron për të arritur fitoren e së mirës mbi të keqen me fuqinë e shpirtit tonë.

Për shumë mot urime Pashkën!

/Shqip.com