Lajme

Kurti thotë se po bëjmë përpjekje të paprecedente për mbrojtjen e pakicave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim Zëvendës ndihmës Sekretaren e Departamentit të Shtetit amerikan nga Byroja për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë, Nicole Chulick.

Në një njoftim në “X”, Kurti ka shkruar se Qeveria po bën përpjekje të paprecedente për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve pakicë.

Chulick sot është pritur në takim edhe nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Kujtojmë se dje në Kosovë ishte nënsekretarja amerikane e shtetit, Elizabeth Allen, e cila u takua me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti.

/Shqip.com