Lajme

Kurti: Të flasim si diplomatë e të punojmë si patriotë

Kurti në takimin e Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë.

“Ne duhet të flasim si diplomat e të punojmë si patriot”.

Kështu është deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e përbashkët me Qeverinë e Shqipërisë.

Në këtë mbledhje, Kurti u shpreh se shqiptarët janë njerëz optimist edhe në mot jo të mirë e kur bie shi.

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë.

“Është mbledhja e shtatë e dy qeverive, por e para e imja si kryeministër…. sa herë që vij në Shqipëri, sikur qytetarët e Kosovës kam një ndenjësi të veçantë. Jemi një lis me dy degë…”, tha Kurti.

Ndërkaq, kryemnistri i Shqipërisë, Edi Rama, ka numëruar disa marrëveshje që do të nënshkruhen, duke përfshirë edhe memorandumin e bashkëpunimit për fillimin e studimit të fizibilitetit të hekurudhës Durrës-Prishtinë.

“Është një tjetër prioritet i rëndësishëm, pas nisjes së punës për hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës nga ana jonë ne nënshkruajmë një memorandum bashkëpunimi siç patëm dakordësuar  për të filluar studimin e fizibilitetit të hekurudhës Durrës-Prishtinë është një ëndërr e kahershme, por sot ne jemi besoj me të drejtë të lehtësuar që hedhim një hap konkret”, ka thënë Rama.