Kurti: Targat “KS” nuk mund të kthehen më në qarkullim

“Targat KS nuk ka nevojë dhe nuk mund të kthehen më në qarkullim”.
Kështu ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë ka folur për dialogun me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel më 18 gusht.
Kurti tha se Vuçiq e ka pranuar në marrëveshjen e vitit 2016 se targat “KM” janë ilegale dhe duhet të bëhet një zgjidhje deri në shtator të këtij viti.
Kreu i qeverisë deklaroi se Vuçiq ka kërkuar që të Kosova të ketë targa neutrale, gjë që për Kosovën një gjë e tillë është e papranueshme.
“Kjo buron nga shtetësia dhe ky sovranitet nuk mund të legjitimojë neutralitet vetanak ndaj statusit të saj”, ka thënë Kurti.

Aplikimi i masave të reciprocitetit më 1 gusht, sipas Kurtit është motivim financiar për Kosovën.
“Më rastin e konvertimit të targave, qytetarët serbë në pjesën veriore të Kosovës janë të kursyer nga taksa doganore e akciza e cila mund të shkojë 5 mijë euro për veturë, kjo është motivim financiar për një gjë legale dhe legjitime”, është shprehur ai.
Ai shtoi se konvertimi i targave dhe lëshimi i 2 mijë e 679 dokumenteve në hyrje-dalje në mes Kosovës dhe Serbisë, gjatë 1 gushtit ishte shënuar pa asnjë incident ose ankesë./Shqip.com