Lajme

Kurti takon senatorët Shaheen dhe Van Hollen në Mynih

Kryeministri Kurti, me senatorët Shaheen dhe Van Hollen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot në Mynih ka takuar senatorët amerikan Jeanne Shaheen dhe Chris Van Hollen.

Zyra e Kryeministrit përmes një njoftimi ka bërë të ditur se Kurti ka falënderuar senatorët Shaheen dhe Van Hollen për ndihmën, mbështetjen dhe interesimin e vazhdueshëm të tyre dhe të SHBA-ve për Kosovën.

“Folën për përparimin e shënuar në sundim të ligjit, luftim të korrupsionit, demokratizim të institucioneve dhe zhvillim ekonomik.Në takim u diskutua për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe zhvillimet e fundit në rajon”.

“Sa i përket dialogut për normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë dhe për propozimin evropian, kryeministri Kurti theksoi angazhimin konstruktiv dhe të vazhdueshëm të Kosovës në këtë proces”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

/Shqip.com