Kurti takon bordin e KEK-ut, flasin për mundësinë që sezoni dimëror të kalohet sa më lehtë
Publikuar:
(17.10.2022 16:13:57)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli kanë pritur në një takim Bordin e Drejtorëve të KEK-ut, me në krye Skender Haziri dhe Kryeshefin Ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqi.
Në këtë takim u potencua se Infrastruktura dhe teknologjia e vjetër e termocentraleve vazhdojnë të mbeten sfidat kryesore.

Në anën tjetër Kurti u shpreh se ky dimër, përballë krizës globale energjetike, do të varet shumë nga optimizimi i kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike të vendit dhe racionalizimi i shpenzimit të energjisë elektrike nga ana e institucioneve publike, qytetarëve dhe bizneseve.
/Shqip.com