Lajme

Kurti takohen me këshilltarin e departamentit amerikan

Kryeministri Albin Kurti është takuar me këshilltarin e departamentit amerikan të shtetit, Derek Chollet.

Lidhur më këtë takim, ka njoftuar vetë Chollet përmes një postimi në Twitter.

Chollet në postimin e tij ka thënë se çelësi për të ardhmen evropiane të Kosovës është përparimi në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

Po ashtu Chollet ka falënderuar Kurtin për strehimin e shtetasve afganë dhe ka ritheksuar përkushtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

“Më vjen mirë qe e takova dje kryeministrin e Kosovës Kurti për të diskutuar prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë përparimin në Dialogun Kosovë-Serbi, çelësi për të ardhmen evropiane të Kosovës. E falënderova atë për pritjen e afganëve dhe ritheksova përkushtimin e vendosur të SHBA-së për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës” ka shkruar Chollet.

Kurti këto takime i ka zhvilluar përgjatë kohës sa ka qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Shqip.com