Lajme

Kurti: Siguria kibernetike është vendimtare për funksionimin e shtetit

Kryeministri i vendit, Albin Kurti
Kryeministri i vendit, Albin Kurti

Në konferencën e Integritetit të Informacionit, në të cilën po diskutohet për sigurinë kibernetike, i ftuar ka qenë edhe kryeministri i vendit Albin Kurti, i cili tha se Kosova në këtë aspekt ka mbrojtje solide.

Kurti tha se siguria kibernetike është vendimtare për funksionimin e shtetit dhe se kjo çështje mbetet prioritet për Qeverinë.  Ai në bashkëbisedim me të pranishmit tha se Kosova ka një mbrojte solide, por që sipas tij, nuk është e mjaftueshme.

Tutje, ai tha se Qeveria ka pasur dy sulme kibernetike që nuk kanë arritur të dëmtojnë sistemin, por e kanë vështirësuar funksionimin.

“E kemi një mbrojtje solide por ende jo të mjaftueshme. Kemi pasur sidomos dy raste me të theksuara te sulmeve me serverët e qeverise dhe ja kemi dalë përkundër pengesave që kanë shkaktuar. Nuk kanë arritur të na dëmtojnë sistemin mirëpo na e kanë vështirësuar funksionimin. Po marrim mësime edhe prej rasteve të Shqipërisë, por ka edhe sulme më asaj që po quhet lufta hibride, me lajme të rrejshme e shpeshherë edhe me histori të rrejshme. Problem janë dhe historitë e rrejshme, ka deformim të historive të shekujve të kaluar por edhe deforim të kohërave që kemi kaluar edhe vet ne. Çdo javë dëgjojmë ndonjë lajm që është për të kaluarën tonë e që e dimë që është i rrejshëm, rastet e krimeve pra. Dhe këto shkaktojnë probleme sidomos tek të rinjtë, në njërën anë sulmet kibernetike dhe anën tjetër i kemi sot të cilat janë sulme që nuk kanë qëllim rënien e sistemit, por deformimin e opinionit. Dëshirojmë që sa më shumë të bashkëpunojmë me sektorin privat, meqenëse jemi dëshmitar se edhe ekspertët më të mëdhenj janë në sektorin privat. Ajo që ne synojmë është që gjithashtu në kuadër të ligjit për zyrtarët publik ta bëjmë një lloj pranimi që profesionistet e specializuar në kuadër të sigurisë kibernetike të jenë një kategori e veçantë e shërbyesve. Neve na nevojitet që për sigurinë kibernetike të kemi ekspertet më të mkrë, andaj e kemi bërë edhe këtë dallim në paga”, tha ai.

“Digjitalizim dhe avancimi në teknologjinë po sjellin ndryshime në ekonomi dhe shoqëri, ato po sjellin përfitime të shumta. Transformimi digjital ka ngritur nivelin arsimor në të gjitha nivelet. Digjitalizimi dhe teknologjia ngrisin inovacionin. Digjitalizim kontribuon në një shoqëri gjithëpërfshirëse demokratike. Përfshirja e digjitalizimit në të gjithë sektorët është një prioritet për qeverinë tonë. 130 shërbime elektronike janë të qasshme përmes E-Kosova. Po punojmë për digjitalizimi e ekonomisë. Jemi duke investuar në parkun e trajnimit në Prizren. Siguria kibernetike është vendimtare për funksionimin e shtetit. Adresimi i rreziqeve të sigurisë dhe digjitalizim kërkon bashkëpunimin me të gjitha palët e interesit dukë përfshirë këtu edhe shtet tjera. Siguria kibernetike është bërë edhe më e rëndësishme për qeverinë. Ai tha se grat dhe vajzat po përballen më shpesh me shqetësime në hapësira kibernetike”.

“Pikë se pari mendoj që është e rëndësishme të kemi parasysh që pluralizmi politik dhe mendimeve nuk duhet të jetë në kundërshtim me të drejtat e njeriut. Nuk mund të kemi demokraci pa pluralizëm politik. Nuk mund të ketë demokraci pa të drejtat e njeriut dhe sundim të ligjit. Të drejtat e njeriut janë të domosdoshme dhe janë vlerat themelore. Gratë dhe vajzat më shpesh përballen  më shqetësime online në hapësirën kibernetike e që mund të ndikojnë në sigurinë e tyre të përgjithshme si atë fizik dhe atë mendor. Siguria mund të arrihet përmes programeve arsimore”, ka thënë ai.

Pas fjalimit të tij ai u pyet për politizimin e pozitës së drejtorit të RTK-së dhe “gjunjëzimin financiar”, të televizionit publik, nga 16 milionë euro në 8 milionë euro.

Kur ka folur për përgjysminin e buxhetit, kryeministri Kurti është arsyetuar se në të kaluarën ka pasur shpërputhje mes programit dhe mjeteve financiare që ndaheshin për transmetuesin publik.

“Nuk kam pasur dhe as që kam gatishmërinë e as interesim se kush zgjidhet në RTK, jam i interesuar ta shoh qe RTK është lider sepse besoj në shërbimin publik. Në vitet e kaluara ka pas shpërputhje midis buxhetit dhe programit. Programet kulturore edukative, kur nuk mund të presësh shumë prej televizioneve private e kanë vendin në televizionin publik”, u shpreh ai.

Ai tha se reforma duhet bërë nga bordi i televizionit publik.

“Nuk po them se mungesa e mjeteve e rritë cilësinë por ka nevojë për reforma, duhet bërë bordi dhe menaxhmenti aty”, tha ai.

“Besoni që asnjë anëtar e aktivist unë nuk e preferoj të marrë ndonjë detyrë”, vijoi ai.

Sipas tij nuk është punësuar asnjë me mbiemrin e tij dhe që nga marrja e detyrës, dhe se as dy vëllezërit e as prindërit nuk e kanë shkelur pragun e Qeverisë.

“As dy vëllezërit e mi as dy prindërit e mi nuk kanë shkelë pragun e ndërtesës së qeverisë dhe nuk do ta bëjnë këtë”, tha Kurti.

Ai tha se edhe po të bëhej drejtor i RTK-së dikush tjetër prapë është i një partie politike, dhe ka shtuar se në rastin e emërimit të Rilind Gërvallës në pozitën e Drejtorit të RTK-së, ai vlerëson profesionin dhe etikën.

“Edhe po të bëhej dikush i LDK, PDK, apo AAK, prapë është i një partie politike…unë jam për ti parë njerëzit me dy kritere, profesioni dhe etika”, përfundoi ai.

/Shqip.com