Kurti: Shtypi i lirë shtyllë e demokracisë dhe e vendit

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se se prezenca e një shtypi të lirë, e të pavarur, mbetet një shtyllë e rëndësishme e demokracisë dhe e vendit.
Përmes një postimi në Twitter, Kurti ka bërë të ditur se Kosova përmirësoi pozicionin e saj me 22 vende më lart në 2 vjet për mjedisin e saj gazetaresk.
“Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ne jemi krenarë të njoftojmë se sipas Reporterëve pa Kufi, Kosova përmirësoi pozicionin e saj me 22 vende në 2 vjet për mjedisin e saj gazetaresk. Një shtyp i lirë dhe i pavarur do të mbetet gjithmonë një shtyllë e rëndësishme e demokracisë dhe e vendit tonë”, ka shkruar Kurti.
On World Press Freedom Day we’re proud to announce that according to Reporters without Borders (@RSF) 🇽🇰 improved its standing by 22 places in 2 years for its journalistic environment. A free & independent press will always remain an important pillar of democracy & our country. pic.twitter.com/FJUGZjq5sA
— Albin Kurti (@albinkurti) May 3, 2023
/Shqip.com